Penallti e humbur, gola, tension dhe karton i kuq. Tirana-Laçi "i dhuroi" të gjitha, përveç fituesit. Laçi ka marrë një pikë mjaft decizive në kryeqytet. Kurbinasit barazuan 1-1 ndaj Tiranës, me Xhixhën që realizoi në sekondën e fundit të kohës së rregullt.

Golit të Sentamu në limitet e kohës së rregullt të pjesës së parë, iu përgjigj në të njëjtën monedhë Xhixha. Sulmuesi i kurbinasve u gjend i vetëm përballë Abibi dhe me një të majtë të hidhur tundi rrjetën. Një gol që solli revoltën e stafit bardheblu, pasi erdhi në minutën e 9-të shtesë, nga 6 që ishin akorduar.

Dy pikë të humbura që mund të ndikojnë shumë në sezonin e Tiranës, që ndodhet vetëm 7 pikë larg zonës së ftohtë që mbahet nga Kastrioti.

Për të parë FOTOGALERINE klikoni këtu

Ndërkohë, Teuta mori 3 pikët ndaj Kastriotit. Durrsakët iu falën një goli të Shehut për të mposhtur krutanët, që humbin një tjetër shans për të grumbulluar pikët e mbijetesës.







Goli në Teuta-Kastrioti:




/Ora News.tv/