Video/ Dopieta e Coutinho nderon Brazilin, shihni perlën e Everton

Video/ Dopieta e Coutinho nderon Brazilin, shihni perlën e Everton

Brazili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kompeticionin më të rëndësishëm të Kontinentit, Kupa e Amerikës.

Skuadra "Seleçao" mposhti 3-0 Bolivinë në takimin hapës, duke hedhur një hap të sigurtë drejt fazës tjetër. Edhe pse edicioni i 46-të  i këtij turneu nuk nisi me këmbën e duhur për të besuarit e Tite, 45 minutëshi i dytë ishte spektakolar.

Vetëm 5 minuta pas rikthimit në fushë, Philippe Coutinho u tregua i saktë nga 11 metra larg, pavarësisht se portieri kundërshtar e gjeti krahun. Ylli brazilian i Barcelonës tregoi klas te goli i dytë, që e goditi me kokë për të tundur për herë të dytë rrjetën kundërshtare.

Gjithë klas ishte edhe goli i tretë i Everton. Sulmuesi i Gremio bëri gjithçka mirë në minutën e 85-të, teksa pasi mori krahun u fut drejt qendrës dhe lëshoi një goditje teknike, e cila përfundoi në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Brazili shkon e qetë në ndeshjen e dytë të grupit A, ndaj Venezuelës më 19 qershor.




EMISIONET