Video/ City "leksione" Evertonit, Eriksen largon makthet

Video/ City "leksione" Evertonit, Eriksen largon makthet

Janë luajtur disa nga takimet e javës së 17-të në Premier League angleze ku nuk kanë munguar surprizat.

Manchester City vijon me hap kampioni. Qytetatër mposhtën 3-1 Evertonin dhe marrin momentalisht kreun, pasi numërojnë dy pikë më shumë se Liverpool-i, i cili nesër përballët me Manchester United. Dopieta e Gabriel Jesus dhe rrjeta e Stërling i dhanë fitoren e 14-të në këtë sezon, ndërkohë që goli i Calvert-Lewin shërbeu vetëm për statistikë.

Befasia e kësaj jave mund të quhet fitorja e Crystal Palace ndaj Leicester City-t, me "dhelprat" që ranë në transfertën e Palace me rezultatin e ngushtë 1-0. Milivojevic ishte autori i golit të vetëm, që e ngjit Crystal në vendin e 15-të me 15 pikë.

Fitore minimale dhe për Tottenham Hotspur, që pasi siguroi një biletë për në 1/16-at e Champions League kaloi Burnley me golin e Eriksen në limitet e kohës së rregullt. Me këtë fitore "Gjelat" forcojnë pozitat në vendin e tretë me 39 pikë, -5 nga City kryesues.

Tre pikë arritën të merrnin edhe Newcastle në transfertën e Huddersfield, si dhe Watford përballë Cardiff dhe Wolves kundër Bournemouth.










EMISIONET