Video/ Champions League jep verdiktet, Lyon pret biletën e fundit

Video/ Champions League jep verdiktet, Lyon pret biletën e fundit

Janë mësuar 16 skuadrat që vazhdojnë rrugën për trofeun më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

Borussia Dortmund, Barcelona, Paris Saint-Germain, Porto, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Real Madrid, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke, Ajax, Lyon, Roma dhe Manchester United janë skuadrat që sigurojnë kalimin në fazën tjetër të UEFA Champions League, atë të 1/16-ave.

Bayern Munich dhe Ajax janë skuadrat që kalojnë në fazën tjetër nga Grupi E. Gjermanët u arriten në limitet e kohës së rregullt nga holandezët, dhe me barazimin 3-3 siguruar kreun. Nga ky grup është Benfika ajo që kalon në Europa League, teksa i shtoi koleksionit të pikëve dhe fitoren 1-0 ndaj AEK-ut.

Në grupin F, Manchester City dhe Lyon janë skuadrat që presin një biletë për në raundin tjetër. Qytetarët forcuan pozitat në vendin e parë pas fitores 2-1 kundër Hoffenheim, ndërkohë që barazimi 1-1 ndaj Shakhtar Donetsk dhe Lyon kualifikoi francezët në raundin tjetër të Champions League dhe ukrainasit në Europa League.

Në grupin H, Juventus dhe Manchester United humbën me rezultatin 2-1, por pavarësisht kësaj siguruar një biletë për në raundin tjetër. Nga ky grup është Valencia ajo që kalon në Europa League.









EMISIONET