Video/ Çfarë klasi! Totti lë me gojë hapur Kuvajtin

Video/ Çfarë klasi! Totti lë me gojë hapur Kuvajtin

Mosha ikën, por klasi mbetet i njëjtë. Francesco Totti ka treguar klasin e tij në një ndeshje të futbollit të sallave në Kuvajt.

Pasi u befasua nga një kalim i bukur i kundërshtarit, i cili e ngriti sferën mbi kokën e Tottit, italiani i Romës nuk nguroi të jap spektakël në fushë. Me thyrjen e aksionit kundërshtar, një top shkoi drejt tij dhe me instiktin e një vrasësi serial e dërgoi sferën në fundin e rrjetës.

Një realizim që entuziasmoi së tepërmi publikin që ishte në shkallët e pallatit të sportit. Për më tepër ndiqni videon.


EMISIONET