Video/ "Buzëqesh" Kukësi, Kastrioti kënaqet me një pikë

Video/ "Buzëqesh" Kukësi, Kastrioti kënaqet me një

Kukësi është rikthyer te fitorja pas 2 javësh mungesë. Verilindorët mposhtën 3-2 Kamzën.

Vasil Shkurtaj zhbllokoi takimin pas 8-të minutash lojë. Gjithsesi, reagimi i kamzalinjve erdhi vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë, me Fukui që i drejtoi skuadrat drejt dhomave të zhveshjeve në barazim 1-1. Me rikthimin në fushë Rama kaloi në avantazh Kukësin në prekjen e parë të sferës në pjesën e dytë. Goli i Rroca "vulosi" fitoren e verilindorëve, ndërkohë që Martinena shënoi 15 minuta përpara fundit për ta bërë dramatike fundin e takimit.

Me këtë fitore distanca me kreun ngushtohet në 8 pikë, ndërkohë që Kamza stampohet në fundin e klasifikimit me 16 pikë. Pikë shprese për Kastriotin që ndali në barazim 1-1 Laçin, në një takim plot emocione në "Niko Dovana". Fangaj kaloi në avantazh kurbinasit pas 10 minutash lojë, ndërkohë që Shehu realizoi golin e ekuilibrit në të 53-ën minutë. Pas këtij barazimi, Kastrioti numëron 20 pikë në vendin e parafundit, ndërkohë që Laçi ndodhet e katërta me 35 pikë.

GOLAT E TAKIMIT KUKËSI-KAMZA





GOLAT E TAKIMIT KASTRIOTI-LAÇI

 

 



EMISIONET