Video/ Bayern vendos duart te titulli, Sttutgart rrezikon "greminën"

Video/ Bayern vendos duart te titulli, Sttutgart rrezikon

Bayern Munich ka hedhur një tjetër hap para në rrugën drejt titullit.

Bavarezët mposhtën minimalisht 1-0 Werder Bremen. Në takimin e javës së 30-të të Bundesligës gjermane, të zhvilluar në "Allianz Arena" vendosi një gol i mbrojtësit Niclas Sule.

Pas kësaj fitoreje, distanca me ndjekësin më të afërt, Borussia Dortmund shkon në katër pikë. Gjithsesi verdhezinjtë mund të ngushtojnë distancat pasi kanë edhe një takim për të zhvilluar, kur ka mbetur edhe 4 javë nga fundi.

Goditje "knock-out" për Stuttgart, që rrezikon ndjeshëm rënien një kategori më poshtë pas disfatës 6-0 në transfertën e Augsburg. Fitore arriti dhe Mainz që mposhti 3-1 Dusseldorf. Me pikë të plota u largua edhe Bayer Leverkusen nga fusha e saj. "Aspirinat" likujduan pastër 2-0 Nurnberg.


EMISIONET