Barcelona i është përgjigjur me të njëjtën monedhë fitores së Atletico Madrid. Katalanasit kanë kaluar pa shumë probleme Rayo Vallecano, duke i mposhtur me përmbysje 3-1.

Në "Camp Nou" ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të De Tomas. Reagimi i Barcelonës nuk vonoi, me Pique që vendosi ekuilibrin përpara se skuadrat t'i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Lionel Messi kaloi në avantazh Barcelonën. "Pleshti" u tregua i saktë nga 11 metra larg, dhe 2-1. Për të mbyllur llogaritë mendoi Luis Suarez. Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundit Barcelona mban vendin e parë me 63 pikë, +7 nga Atletico Madrid.


/Ora News.tv/