Video/ Balaj gjen golin, sinjal Panuccit

Video/ Balaj gjen golin, sinjal Panuccit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rus të futbollit.

Futbollisti shkodran realizoi gol në barazimin 1-1 që skuadra e tij, Akhmat Grozny mori në shtëpi ndaj Ural. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, përpara se Balaj të ishte i saktë nga 11 metra larg.

Ky është goli i parë për Balaj në këtë kampionat, kur kanë kaluar 19 javë nga starti i tij. Ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Christian Panucci për dy takimet e këtij muaji, përkatësisht me 22 mars ndaj Turqisë dhe tre ditë më vonë nga Andorës.






EMISIONET