Një autogol i Joaquin Fernandez i ka mjaftuar Atleticos së Madridit për të mposhtur 1-0 Real Valladolid dhe për të shtyrë festën e titullit te Barcelona.  

Madrilenët e vegjël kaluan mes vështirësisë rivalën e qytetit, duke qëndruar në vendin e dytë në kuotën e 74 pikëve.

Kjo fitore e ngushton në 6 pikë distancën me kreun, por Barcelona ka për të luajtur takimin e javës së 35-të. Kujtojmë që në La Liga ka edhe 3 javë për tu zhvilluar, teksa ndaj Levantes, Barcelona do të siguronte edhe matematikisht titullin.


/Ora News.tv/