Video/ Arsenali zihet dy herë mat, kalon Chelsea

Video/ Arsenali zihet dy herë mat, kalon Chelsea

Tottenham Hotspur dhe Chelsea janë dy skuadrat e radhës që sigurojnë gjysmëfinalet e EFL Cup.

Një gol për çdo pjesë i mjaftoi "gjelave" për të "thyer" Arsenalin. Son Heung-Min zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të, pasi mposhti Cech falë një kundërsulmi vrasës. Pavarësisht tentativave, rezultati i pjesës së parë nuk ndryshoi, diçka që nuk e bëri Dele Alli në minutën e 60-të.

Mesfushori anglez përfitoi nga çoroditja e mbrojtjes për të dhënë dhe numra cirku para se të tund rrjetën. Kjo ishte humbja e dytë e Arsenalit në këtë sezon, por ajo që dhemb më shumë është fakti se vijnë radhazi.

Një gol i Eden Hazard 6 minuta përpara fundit i mjaftoi Chelsea për të mposhtur Bournemouth dhe për të siguruar një biletë për në raundin tjetër të kompeticionit.




EMISIONET