Aksidentet janë të pashmangshme në një garë dhe me këtë përkufizim është përballur edhe Adad Green.

Piloti i Chevrolet Camaro ka parë "vdekjen me sy" këtë fundjavë. Në garën e Indianapolisit, makina e Green ka "prodhuar" një nga aksidentet më të frikshme në botë. Teksa po garonte për kategorinë "NHRA Pro Modified", makina e drejtuar prej tij u përplas fort në barrierat ndarëse, duke trembur jo pak tifozët.

Megjithatë, nga mediat vendase, raportohet se gjendja shëndetësore e Green është e qëndrueshme dhe i duhet t'i nënshtrohet një operacioni në shpinë për të kaluar gjithçka në normalitet. Në momentin e aksidentit, makina elektrike e Green ishte në një shpejtësi prej 250 miljesh në orë, të cilën e kishte arritur për vetëm 5.7 sekonda.


/Ora News.tv/