"Vetëvrasësi" në skenë

"Vetëvrasësi" në skenë

“Vetëvrasësi” është premiera e radhës në teatrin 'Andon Zako Çajupi' ku bëhen bashkë aktorët korçarë më ata të Teatrit Kombëtar. Shfaqja është pritur me interes në juglindje, ndërsa me tej do të vijë edhe në skenën e Teatrit Kombëtar.

“Vetëvrasësi” është shfaqja premierë në teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës.

Vepra e autorit rus Nikolai Erdman, vihet në skenë nga regjisori Sulejman Rushiti në një projekt që ka bashkuar aktorët e Teatrit Kombëtar me trupën e Korçës.

Aktorët Neritan Liçaj, Olta Gixhari, Elia Zaharia si dhe aktorët e Korçës Zamira Kita, Albano Prodani, Paola Kodra vijnë në rolet kryesore të tragjikomedisë që po shënon sukses në skenën juglindore.

Aktorja, Klodjana Keço, tregon për mesazhin që përcjell kjo vepër si dhe ndjesinë që përjeton në skenën e teatrit të Korçës.

Pas Korçës “Vetëvrasësi" do të vijë edhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

EMISIONET