Emocionet e Champions League vazhdojnë të jenë prezent dhe sot, me 4 skuadra që kanë shancin e fundit për të prerë dy biletat e radhës për në fazën çerekfinale.

Padyshim që prozhektorët do të drejtohen në mitikin "Wembley" aty ku Tottenham pret një ekspert në kompeticionet europiane, Juventusin. Barazimi 2-2 i arritur dy javë më parë, nuk pritet të "josh" Gjelat që në 90 minutëshin e sotëm duhet të shënojnë për të shpresuar në "thyerjen" e tabusë, kalimin në fazën e 8 skuadrave më të mira.

Në krahun tjetër, Juventus vjen me moralin e plotë, por me një formacion të gjymtuar. Me Cuadrado dhe Bernardeski mungesa të sigurta dhe me Higuain në dyshim, Massimiliano Allegri pritet të vendos Paolo Dybala në majën e sulmit.

Një 90 minutësh i fortë pritet të zhvillohet në "Emirates Stadium", aty ku Manchester City, pavarësisht se niset i avantazhuar nga fitorja 4-0, do të ketë përballë Baselin e Taulant Xhakës. Qytetarët i duhet vetëm të menaxhojnë rezultatin e takimit të parë, dhe më pas vëmendja të fokusohet tek shorti, aty ku pritet që skuadrat "Big" të mos mungojnë.

/Ora News.tv/