Vetëdorëzohet autori i 3-të i dyshuar për vrasjen e dy kushërinjve

Vetëdorëzohet autori i 3-të i dyshuar për vrasjen e dy

Vetëdorëzohet në polici edhe personi i tretë i shpallur në kërkim si autor i vrasjes së dy kushërinjëve në Laç.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se në polici është vetëdorëzuar shtetasi me iniciale Manuel Bushi , 23 vjeç, banues në Laç.

Vetëdorëzohen autorët – Paraditen e sotme pas negociatave të famijes u vetëdorëzuan në polici dy autorët e vrasjes dy kushërinjve Mikel e Jani Jushi.

Të rinjtë Markel dhe Vinçens Bushi 25 vjeç dhe 28 vjeç, edhe 23 vjeçari Manuel Bushi janë tashmë në pranga.

Si ndodhi vrasja - Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët janë identifikuar falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të 23 personave të pyetur në lidhje ngjarjen.

Krimi i dyfishtë ndodhi pas një debate mes dy grupeve të të rinjve teksa kishin qenë bashkë në një lokal në lagjen numër 1 të Laçit.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t'u sqaruar dhe  sherri verbal përshkallëzoi në përdorim armësh. Mikel dhe Jani Jushi kanë tentuar të largohen me vrap, por sipas ekspertizës janë ndjekur për rreth 100 metra dhe janë qëlluar me pistoletë. Dy të rinjtë ndërruan jetë në spital në Tiranë rreth dy orë pas ngjarjes.

Viktimat përcillen në banesën e fundit - Familjarë, miq dhe të afërm përcollën pasditen e sotme në banesën e fundit kushërinjtë Mikel e Jani Jushi, të cilët u vranë mbrëmjen e të dielës në Laç.

Mësohet se familjarët nuk kanë folur asnjë fjalë për krimin dhe gjithçka ka kaluar në heshtje.

Lexo më shumë: Të gjitha lajmet për vrasjen në Laç, ku viktima mbetën dy kushërinj

EMISIONET