Dy italianë vranë shqiptarin në Bari, vetëdorëzohen në polici

Dy italianë vranë shqiptarin në Bari, vetëdorëzohen

Dy autorët e dyshuarit të vrasjes së 24-vjeçarit shqiptar, Viktorian Picaku në Bari të Italisë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht) janë vetëdorëzuar në polici.

Ata janë identifikuar si  Domenico Manzi, 21 vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 29 vjeç.

Dy të rinjtë italianë janë vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme dhe sot janë transferuar në burgun Trani në pritje për tu marrë në pyetje nga prokurori Raffaella De Luca, raporton repubblica.it.

Nuk dihet ende arsyeja e ngjarjes së rëndë, por dyshimet paraprake konsistojnë në motive pasioni.

Vrasja ndodhi rreth orës 22:00 në Piazza Abbazia, kur sheshi ishte i mbushur me njerëz.

Dy italianët që erdhën në vendgjarje me motoçikletë, qëlluan katër herë me armë zjarr në drejtim të Picakut.

Të paktën 2 të shtënat e goditën për vdekjen viktimën. Ai u qëllua në kokë dhe shpatull.

Nuk është e qartë nëse ata donin ta vrisnin apo thjesht ta trembnin.

Pamjet e momentit te vrasjes




EMISIONET