Vështirësohet situata nga zjarret në zonën e Krujës. Flakët kërcënojnë shtëpitë në fshatin Shkretë ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen nga ajri për të shuar zjarrin. Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje por nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor ndërkohë që flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era. Prej ditësh pothuajse i gjithë vendi është përfshirë nga flakët e zjarrit të cilat kanë djegur qindra hektarë me pyje dhe kullota. Sipas Ministrisë së Brendshme aktualisht numërohen 33 vatra zjarri, të cilat janë në kontroll të plotë dhe po punohet për shuarjen e tyre nga toka e ajri.

/Ora News.tv/