Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar se vazhdimi i seancës mund të mos mbahet këtë javë por javën që vjen.

“Shpejt do ta arrijmë konsensusin e përbashkët. Jemi duke punuar intensivisht me partnerët. Besoj shpejt do ta kalojmë atë dhe jam shumë optimist që gjatë këtyre ditëve do ta kemi seancën dhe çështja e kufirit të përfundojë.. por ka mundësi të shkojë javën tjetër”, ka theksuar Veseli pas mbledhjes, raporton Zeri.

Ndërkohë, nuk tregoi nëse Lista Serbe është bindur ta votojë këtë marrëveshje. Porse, tha se pret reflektim nga ana e tyre.

/Ora News.tv/