Vertonghen dhe Alli mposhtin Newcastle, Tottenham kap United në krye

Vertonghen dhe Alli mposhtin Newcastle, Tottenham kap United në krye

Tottenham Hotspur ka ndjekur hapin e Manchester United në këtë start të sezonit 2018-2019 në Premier League. Kjo pasi "Gjelat" mposhtën me shifrat 2-1 Newcastle United në shtëpinë e këtyre të fundit.

Jan Vertonghen dhe Dele Alli ishin autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Maurisio Pochetino. Megjithatë festa e miqve nuk zgjat shumë, pasi vendasit barazonin mbas 3 minutash me anë të Joselu. 

Ishte një ndeshje me plot emocione dhe me plot raste, por Newcastle ishte e pafat. Përfundimisht 2-1 dhe Tottenham merr fitoren e parë në Premier League për sezonin 2018-2019 në Premier League.

EMISIONET