Shiu do të zgjasë vetëm për një ditë. Muaji shtator sipas parashikimit të sinoptikanëve do të jetë i nxehtë, duke shënuar temperatura mbi 30 gradë, të cilat kulmojnë këtë fundjavë.

Reshjet e shiut do të jenë vetëm për një ditë. Ulja e temperaturave dhe rrebeshet në gjithë vendin do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

Porja: Reshjet do te jenë rrebeshe të afatshkurtra, herë pas here në formën e shtrëngatave. Më të fokusuara pritet të jenë në zonat qendrore, por e gjithë zona lindore dhe më pak i rrezikuar jugu. Gjatë ditës së sotme shpëton veri dhe veri-perëndimi, i cili do jetë me një mot të vrenjtur, por pa reshje. Gjithë pjesa tjetër do të rrezikohet nga reshje shiu.

Ndërsa, fundjava do të jetë e nxehtë. Temperatura jo të zakonshme na presin në këto ditë të muajit shtator, të cilat do të kalojnë mbi 30 gradë celsius.

Porja: Do të kemi sërish një fundjave ku temperaturat do të kapin 34-35 gradë. Deri në datën 17 do të jemi me temperatura të larta. Pritet një freskim të lehtë prej 3-4 ditë  dhe sërish 10-ditëshi i fundit i shtatorit do të mbetet me temperatura të larta.

Sipas metereologëve edhe muaji shtator do të jetë një muaj i nxehtë.

/Ora News.tv/