Një nga fjalimet historike që janë gdhendur me shkronja të arta në historinë e parlamentarizmit shqiptar është ai i Fan Nolit në vitin 1924. 94 vjet më parë deputeti prift, artist, poet e shkrimtar dhe me gradën doktor i shkencave, në një ligjërim të shkurtër analizoi me aq mjeshtëri situatën në të cilën ndodhej Shqipëria e asaj kohe. Ishte në anarki totale dhe vetë këtë anarki e ndau në pesë pjesë: anarkia fetare, anarkia morale, anarkia patriotike, dhe anarkia e idealeve. Po si kanë ndryshuar sot këto 5 anarki që Noli i evidentionte 94 vjet më parë? A janë po ato? A janë zvogëluar apo zmadhuar? A jemi bërë më të mirë, apo më të këqinj? Ti marrim me radhë:

1: ANARKIA FETARE

Tha Fan Noli në 1924:

“Kemi katër fe te ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan”.

Si është situata në vitin 2018?

Edhe pse ruhen ende elemëntë të paganizmit, indiferenca fetare në rastin më të mirë dhe besimi i çuditshëm në rastin më të keq janë ato që mbizotërojnë sot besimin fetar në Shqipëri. Gjatë Pashkëve, Krishtlindjes, Bajramit të Madh dhe Bajramit të Vogël, Sulltan Nevruzi, kishat dhe xhamitë janë plot dhe i gjithë populli shqiptar gëzon dhe feston si askush por në realitet shumë pak besojnë. Por që nga viti 1990 deri më sot statistikat flasin se janë vrarë afro 7 mijë shqiptarë shumica për një fjalë goje, për një gardh, për një gërvishtje makine. Babai vret të birin, djali vret babanë, burri vret gruan dhe gruaja burrin. Nëse feja do ishte sado pak në dejet e popullisë askush nuk do vriste njeriun e familjes. Në një raport të Departamentit të Shtetit vetëm pak më shumë se 50 për qind e shqiptarëve besojnë në Zot dhe praktikojnë rregullisht ritet e katër feve. Pjesa tjetër e popullisë nuk beson por ama nuk i ka penguar të lënë ndonjë festë fetare pa e shijuar. Kjo ka sjell që edhe cilësia e harmonisë fetare në disa raste të duket e brishtë. Prishja e një kryqi katolik apo të një simboli musliman, ndonëse janë raste sporadike lënë shijen e një shoqërie kaotike që nga njëra anë trumpeton harominë fetare dhe nga ana tjetër bëhet inkandeshente ndaj simboleve fetare.

2. ANARKIA SOCIALE

Tha Fan Noli në 1924:

“Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burzhuazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një shembull të bukur për Partine Popullore, e cila sot mbahet ne fuqi prej bejlerëve nga oxhakët më të vjetër, kurse anëtaret e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve”.

Si është situata në vitin 2018?

Ndarja në klasa vazhdon të mos ekzikstojë edhe në vitin 2018. Edhe sot nuk ka më klasë bujqësish dhe klasë borgjezie. Edhe sot një fshatar është më qytetar se ai që banon në qytet dhe një qytetar është më fshatar se ai që banon në fshat. Sot nuk kemi ende ndarje një shtresës të lartë, shtresë të mesme dhe shtresë të ulët. Ndarja e vetme në shtresa është vetëshpallja si e tillë. Ai që e ti mendon se është shteresë e lartë sillet më i ulët se ai i shtresës së ulët dhe ai që mendon se është shtresë e ulët sillet më lartë se ai i shtresës së lartë. Dikush që zotëron makinën e fundit në qarkullim nuk e ka problem të flakë nga dritarja e kësaj makine luksi lëvozhgën e bananes të sapo ngrënë dhe një i varfër që nuk ka mundësi ekopnomike tregohet më me edukatë se sa ai. Një i pasur sot mund të gdhihet i varfër dhe një i vërfër mund të gdhihet shumë lehtë i pasur.

3. ANARKIA  MORALE

Tha Fan Noli në 1924

“Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë nga dita në ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

Si është situata në vitin 2018?

Asgjë nuk ka ndryshuar. Në Shqipëri marrëdhëniet më deliakete janë ato mes një pronari dhe të punësuarit të tij, marrëdhëniet shef dhe vartës, i ditur dhe i paditur, i madh dhe i vogël. Këtu të gjithë mendojnë se janë të mëdhenj. Nuk ka shqiptarë të vegjël, të paditur, të pamësuar. Këtu të gjithë i dinë të gjitha. Nëse dikujt i drejtohet një mikrofon, ai e nis me fjalët: Po të isha unë president dhe kryeministër do ta bëja kështu këtë punë. Ambicjet vazhdojnë të jenë të pafre e pakufi. Ambicjet janë shumë herë më të mëdha se sa realisht dikush vlen. Këtu i padituri i di të gjitha. Çdokush flet në ekranin e televzionit për gjithçka dhe gjithollogët janë klasa e vetme e sofistikuar. Këti i pazoti ndjehet i zoti për të gjitha.Këtu imoraliteti shitet për moral. I përdali dhe e përdala flasin për rregullat e shoqërisë. Japin leksione se si duhet të sillemi, se si duhet të vishemi dhe se si duhet të krijojmë familje. Këtu politikani dhe njeriu publik braktis familjen, braktisin fëmijën por ai vazhdon të jetë i nderuar. Këtu gazetari nuk ka turp që shet, ble lajmet dhe integritetin profesional dhe ky turp jo vetëm nuk njihet por disa janë gati ta kërkojnë zyrtarisht ta heqin fjalën turp nga fjalori i gjuhës shqipe

4. ANARKIA PATRIOTIKE

Tha Fan Noli në 1924:

“Këtu brenda një dite si për magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar të shenjterojne anë e mbanë Toskerine. Këtu si me thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh”.

Si është situata në vitin 2018?

Vazhdon ende që tradhtari të proklamohet si patriot i madh. Politikanë që i kanë vënë zjarrin Shqipërisë, që janë tallur me këtë vend, e kanë rrjepur deri qindarkën e fundit, janë vetëfutur në histori si personazhe që i kanë ndryshuar faqen këtij vendi. Këtu çdo politikan e akuzon aq lehtë kundërshtarin politik si tradhëtar por për vete nuk ka rëndësi nëse ka grabtur, vjedhur, e deri shitur Shqipërinë. Secili në Shqipëri mendon se është patrioti më i madh që ka ekzistuar mbi këtë tokë. Të gjithë liderët politikë e krahasojnë vehten me Skënderbeun, sepse Ismail Qemali për ta doemos është shumë poshtë tyre. Patriotët e vitit 2000 mendojnë se po të ishin ata në vend të Ismail Qemali Vlorës 28 nëntorin e vitit 1912 do ta kishin organizuar ndryshe. Po të ishin ata në Luftën e Vlorës në 1920 do kishin luftuar ndryshe. Po të ishin mbret në 7 prill 1939 nuk do ishin arratissur. Po të ishin ata historia do shkruhej më bukur. Dielli lind dhe perëndon kur ata duan. Ata vetë janë dielli. Ata që janë rreth tyre vërtetë e besojnë këtë.

5. ANARKIA E IDEALEVE

Tha Fan Noli në 1924:

“Këtu idealet e shtrëmbëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit të Buhares përfyten e përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla, me elegante e më të ndritshme të Perëndimit. Na mungojnë vetem idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofaget, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpusha që mund t’i copëtosh, por jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejen navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë e atëherë e kapi me dorën e mëngjer, ja prenë dhe këtë, atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi, përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë

më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsise antike. Që t’i çqitesh këta tanët nga kolltuku duhet t’i presesh jo vetem duart e kokën, por edhe këmbët dhe trupin”.

Si është situata në vitin 2018?

Idealet vazhdojnë të jenë të shtrembërta.Shqiptarët nuk e kanë problem të protestojnë deri me armë kur i thërret kryetari i partisë, por nuk lëvizin nga vendi kur nuk kanë drita, kur nuk kanë ujë, kur u rriten taksat dhe kur shteti u prish shtëpinë. Në Shqipërinë e sotme të gjithë synojnë të jenë në pushtet, të punojnë në shtet dhe ta trajtojnë postin që kanë si pronë private. Asnjë politikan nuk e çon nëpër mend të ikë nga politika. Postin dhe detyrën shtetëror e kapin me dorën e djathtë dhe me dorën e majtë sepse askush nuk ia ka prerë duart as këmbët e as trupin.

Ky shkrim është botuar në “Albanian Free Press”

/Ora News.tv/