Vepra e Van Gogh në ankand për një shumë marramendëse

Piktura e parë e Van Gogh do të dalë në ankand në Francë pas më shumë se 2 dekadash.

‘Women Mending Nets in the Dunes’, që është pikturuar në fillim të karrierës së artistit hollandez në Scheveningen, pritet të shitet deri në 5 milionë euro.

Ankandi do të zhvillohet në qershor.

Vepra madhështore është realizuar në vitin 1882.

Rekordi botëror që mban Van Gogh është për pikturën ‘Portrait of Dr Gachet’ që është shitur për 82.5 milionë dollarë në vitin 1990.

‘Women Mending Nets in the Dunes’ do të shitet më 4 qershor që bashku me 5 vepra të vogla të mikut të Van Gogh, Paul Gauguin.

Piktura ka qëndruar e varur në muzetë më prestigjoze të botës për 25 vite.

Ajo është e frymëzuar nga jeta në fshatrat rreth Hagës dhe përmban shumë elementë që më vonë do të bëheshin simbole të punës së Van Gogh.

EMISIONET