Një delegacion i Presidentit venezuelan Juan Guaido i shpallur i tillë nga Asambleja Kombëtare venezuelane, ka kërkuar të takohet sot në Romë me reporterë e  gazetarë të mediave të huaja në Itali, ku ishte e pranishme dhe Ora News.

Delegacioni i përbërë bga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Venezuelan Francisco Sucre.

Nga deputeti Gabriel Gallo, nga ish-kryetari Bashkisë së Caracas Antonio Ledezma  e nga përfaqësuesi i Komisionit për ndihmat humanitare Rodrigo Diamanti, përmes mediave të huaja në Itali, i bëjnë apel qeverisë italiane të njohë legjitimitetin e Juan Guaido si President i Venezuelës si vetmja rrugë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira si dhe për të përballuar krizën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

"E papranueshme, thanë ata, që Italia është i vetmi vend i Europës që nuk njeh pushtetin e Juan Guido. E papranueshme që Italia nuk preokupohet për jetën e mbi 100 mijë italianëve që jetojnë në Venezuelë e për mbi 2 milionë e gjysmë venezuelanë që janë me origjinë italiane."

"Ne sot, thanë ata, jemi takuar me të gjitha grupet politike italiane e të gjitha kanë pranaur se zgjedhjet e majit në Venezuelë ishin të parregullta e nuk kuptojmë se pse qeveria Conte heziton të përkrahë Juan Guaido si President."

Juan Guaido përkrahet nga Parlamenti Euorpian, nga Banka Botërore, nga Banka për Zhvillimi Ekonomik, nga mjaft organizma ndërkombëtarë, nga pothuajse të gjitha vendet e Amerkës Lattine e pothuajse nga të gjitha vendet europiane.

"Venezuela është drejt një katastrofe ekonomike. Mbi 90% e popullësisë jeton në kushtet e varfërisë ekstreme. Paga mujore është as 4 euro në muaj, mbi 60 mijë fëmijë janë në rrezik vdekje nga denutrimi, regjistrohen mbi 23 mijë persona që humbin jetën çdo vit nga pasiguria e rendit publik, krimi i organizuar e trafikantët janë të fuqishëm e lulëzojnë aktivitetin e tyre" , u shpreh delegacioni venezuelan, prandaj kërkojmë që Italia të rreshtohen pranë vendeve të tjera të Europës për të ndihmuar Venezuleën të shpëtojë nga regjimi diktarorial i Maduros.

Delegacioni venezuelanhodhi kritika në veçanti ndaj Lëvizjes 5 Yje e cila përkrah Partinë Socialiste venezuelane e regjimin e Maduros duke penguar e influencuar zgjedhjen e qeverisë Conte.

"Kërkesa jonë për njohjen e Guaidos, u shprehën ata, nuk është një zgjedhje ideologjike mes marksizëm-leninizmit, socializmit etj, por është një zgjedhje mes të mirës dhe të keqes.Ne i kërkojmë Italisë si dhe të gjithë botës një përgjegjësi solidariteti politik mbi ata çka po ndodh në Venezuelë".

Delegacioni venezuelan i Juan Guidos është takuar në Selinë e Shenjtë dhe me përfaqësues të Kishës Katolike e të Atit të Shenjtë.

"Kisha venezuelane njeh Juan Guaido si President legjitim të vendit" deklaruan ata.



/Ora News.tv/