Vendimi për kthimin e vizave, Gjoni: Shqipëria është viktimë

Vendimi për kthimin e vizave, Gjoni: Shqipëria është

E ftuar në emisionin Arena në RTV ORA, gazetarja dhe njohësja e mirë e politikës ndërkombëtare, Edlira Gjoni ka folur për vendimin e parlamentit të Holandës për të nisur procedurën për rikthimin e vizave me vendin tonë.

Gjoni ka thënë se vendi ynë është thjesht një viktimë në këtë vendim.

Edlira Gjoni: Është një rezultat i një periudhe të gjatë, dhe nuk është rezultat i një diskutimi një ditor në parlamentin e Holandës. Është e disata herë që ata e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e vizave. Fatkeqësia është se Holanda e njeh më pak Shqipërinë realisht, edhe pse kemi një ambasadë mjaft aktive në vendin tonë. Kjo gjë tregon edhe ekstremizmin populist që është duke përjetuar Holanda. Shqipëria është vetëm një viktimë, vendimet e tyre kanë qenë gjithmonë antiemigrante.


EMISIONET