Vendimi i Trump mbi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izrae;it ka shkaktuar protesta të mëdha.

Protestuesve palestinezë dhe ushtarët izraelitë janë përplasur me njëri-tjetrin në qytetin e Betlehemit.

“Vendi është mbushur me gaz lotsjellës,”-raporton gazetarja Cecilia Uddén.

Fillimisht demostrimi nuk ka qenë shumë i madh. Protestuesit kanë kaluar në Betlehem me flamuj, por janë përplasur me forcat e rendit.

Nga përleshja kanë mbetur disa të plagosur dhe ambulancat kanë ardhur në vendngjarje, raportojnë mediat e huaja.

Njohja e Jeruzalemit nga Shtetet e Bashkuara si kryeqyteti i Izraelit ka sjellë mjaft polemika dhe qëndrimet kanë qenë të ndryshme.

Franca dhe Britania e Madhe nuk e kanë aprovuar vendimin e Trump. Ndërsa kryeministi i Izarelit është shprehur se kjo është një datë historike dhe e rëndësishme.

/Ora News.tv/