Vendimi i Metës për 30 qershorin, Vasili: Nuk kemi bërë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve

Vendimi i Metës për 30 qershorin, Vasili: Nuk kemi bërë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur nëse vendimi i presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve e kënaq opozitën, është shprehur se opozita nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Vasili thekson se për opozitën është krejt e parëndësishme data e tyre, ndërsa ajo që i shqetëson është standardi i tyre.

Pjesw nga intervista:

Besmira Pelushaj: Shtyrja e datës së zgjedhjeve e kënaq opozitën? 

Petrit Vasili: Ne nuk kemi pasur asnjëherë, në asnjë rast, në asnjë moment kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve. Nuk e kemi bërë kurrë një kërkesë të tillë. Ne kemi thënë qartë dhe prerë se zgjedhje me këtë kryeministër të certifikuar, vërtetuar si hajdut i votave me kriminelët nuk mund të ketë. Kjo ka qenë bindja, kjo ka qenë ajo për të cilën ne kemi lënë mandatet në kuvend. Arsyeja për të cilën kemi dalë disa herë në protesta madhështore. Ka qenë standardi i zgjedhjeve për ne, data e zgjedhjeve është momenti më i parëndësishëm që mund të ekzistojë, në rast se nuk ka standarde të garantojnë lirinë e zgjedhjeve. 

Besmira Pelushaj: Nëse kjo datë zgjedhjesh do të ndryshojë me vullnet të të gjitha palëve do të futeni në zgjedhje?

Petrit Vasili: Në cdo moment që zgjedhjet garantojnë standarde, ku vota ime dhe e juaja  nuk vidhet, ku unë zgjedh atë që dua, kur vota më numërohet ashtu siç e zgjedh unë dhe nuk do të ketë ndonjë kriminel që do ti marrë në telefon dhe do ti kërcënojë. Garantimi i këtyre standardeve, por cdo datë është krejt e parëndësishme për ne. Data është një konvencion, një ditë në kalendar.

EMISIONET