Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez ka marrë një vendim që ka çuditur ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo ka hequr emra të njohur të ekranit si dhe miq të saj, duke arritur në numrin 37 nga 316.

Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por duket se nuk ka të bëjë me asnjë hatërmbetje pasi Demi Lovato vazhdon të komentojë fotografitë e saj.

Në profilin e Selenës në Instagram arrijmë të kuptojmë se vazhdon të ndjekë miqtë e afërt si Taylor Sëift, Jessica Alba dhe dhuruesja e veshkës, Francia Raisa.

Ndërkohë, këngëtarja ka ndryshuar edhe fotografinë e profilit duke vendosur fytyrën e nënës së saj. Thuhet se të dyja nuk i kanë marrëdhëniet mirë pas pamjeve ku Selena shfaqej përsëri në krahët e Justin Bieber.

/Ora News.tv/