Vendimi për Dritan Dajtin, Nishani: Qeveria duhet të inicionte hetim penal për 3 gjyqtarët

Vendimi për Dritan Dajtin, Nishani: Qeveria duhet të inicionte hetim

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se qeveria duhet të kishte iniciuar hetim penal për gjyqtarët që dhanë vendimin për Dritan Dajtin, duke i lehtësuar burgimin e përjetshëm.

Pjesë nga biseda: 

Nishani: Sot, qeveria duhet të kishte iniciuar nisjen e një hetimi penal për ata 3 gjyqtarë. Nëse krimineli duhet të dalë nga hekurat, atëherë të shkojë pas hekurave ai që e ka shpëtuar në mënyrë antiligjore. Nëse në këtë vend nuk sjellim kulturën e dështimit të atyre që kanë përgjegjësi, nuk ka për të ndryshuar gjë. Do të vazhdojë teza që këtu nuk bëhet gjë dhe njerëzit do të vazhdojnë të ikin.


EMISIONET