Vëllimi i dytë i Mid’hat Frashërit

Vëllimi i dytë i Mid’hat Frashërit

Botohet vëllimi i dytë i Mid’hat Frashërit me ese historike, politike dhe kulturore. Veprat e zgjedhura të tij do të vijnë në një kolonë prej 13 vëllimesh, ku studiuesit dhe lexuesit shqiptarë do të njihen me vizionin e Lumo Skëndos për shqiptarët dhe politikat e saj.

Vizioni i Mid’hat Frashërit, i njohur në vepra Lumo Skëndo, është mjaft aktual edhe sot për zhvillimet politike dhe strategjike në rajonin tonë.

Pas suksesit të vëllimi të parë, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” ka botuar veprën e dytë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolanës prej 13 vëllimesh.

Në këtë vëllim mbi 700 faqe përfshihen ese historike, kulturore, politike, ekonomike etj.

Mbi 90% e eseve janë shkrime të cilat kanë qënë të botuara jashtë vendit, të marra nga arkivat e Stambollit, Janinës, Gjenevës, Berlinit dhe Parisit.

Duke i cilësuar si pasuri kombëtare, studiuesi Uran Butka thotë që Lumo Skëndo në shkrimet e tij ka qenë kritik ndaj politikave të Europës dhe mendësisë shqiptare.

Butka: Hedh dritë për luftën që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për të hequr atë anatemim apo atë përbaltje që i është bërë Mid'hat Frashërit.

Për historianin,Beqir Meta, çështja e Epirit është analizuar në mënyrë shumë profesionale nga ana e tij.

Meta: Mid'hati me shumë kompetencë shkencore shopjegon ngatërresën e madhe historike që kanë bërë grekët midis fesë dhe kombësisë.

Ndërsa politologu, Afrim Krasniqi, tha fjalimi i Mid’hat Frashërit në Gjenevë një shembull për diplomacinë shqiptare .

Krasniqi: Fjalimet e tij në Gjenevë janë një leksion i shkëlqyer për diplomatët tanë, sidomos edhe në kohët e sotme ku ne mund të bëjmë krahasimin midis pikëpamjeve të tij dhe atyre që quhen negociatorë qoftë edhe për këto problematikat që ne kemi me shtetet e tjera.

Instituti i Studimeve “Lumo Skëndo” do të mendojë edhe pë  ata që nuk kanë mundësi të kenë në dorë vëllimet e Mid’hat Frashërit. 

Së shpejti do të vijë edhe në formën online për të gjithë lexuesit, studentët dhe studiuesit shqiptarë.






EMISIONET