Vëllezërit konfliktohen për pronën në Vaun e Dejës, njëri në pranga

Vëllezërit konfliktohen për pronën në Vaun e

Policia e Shkodrës ka parandualuar përshkallëzimin e një konfikti me pasoja të rënda në Vaun e Dejës.  Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nënshat.

Vëllezërit Luigj dhe H. Preçi konfliktuar mes tyre për motive pronësie.

"Konflikti rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56" sqaron policia.

Policia ka bërë arrestimin e 60 vjeçarit Luigj Preçi për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 e 84 e Kodit Penal



EMISIONET