Dy vëllezër brazilianë me biceps-a më shumë se 25 inç kanë zbuluar sekretin e madhësisë së tyre të pabesueshme, injeksione të rregullta steroide.

Tony 'Hulk' Geraldo, 49 vjeç dhe Alvaro 'Conan' Pereira, 50 vjeç, kanë injektuar kimikate të rrezikshme që nga adoleshenca e tyre për t'i bërë muskujt e tyre sa më të mëdha.

Vëllezërit, nga Rio de Janeriro, Brazil, pretendojnë se kanë qënë të varur nga marrja e madhe e injeksioneve, por tani besojnë se e kanë nën kontroll.

Veç injeksioneve të rregullta, vëllezërit punojnë së bashku për orë të tëra çdo ditë dhe ndjekin një dietë të rreptë.

Geraldo shpjegon se ai ha çdo tre orë; zakonisht vezë, patate të ëmbla dhe mish.

Pereira ha katër herë në ditë, të dyja duke u përpjekur të marrë 4.000 deri 6.000 kalori në ditë.

Ata shpesh konsumojnë 12 banane dhe gjashtë të bardha vezë përpara pune.

Vëllezërit kanë pasur edhe raste kur nuk i kanë nxënë dyert nga masa e madhe që kanë muskujt e tyre.

Vëllezërit injektojnë kimikate në cikle - dy herë në javë me pesë ditë në mes.

Tani, secili prej bicepsave të Geraldos është 28 inç në perimetër dhe vëllai i tij krenohet me biceps 25 inç

Çuditërisht, frymëzimi i  tyre kryesor është Arnold Schwarzenegger dhe në veçanti kur luajti si Conan The Barbarian.


/Fotogaleria/

/Ora News.tv/