Vëllai i motrave Kardashian pranon publikisht 'varfërinë'

Rob Kardashian ka përfunduar në gjykatë për të kërkuar ulje të tarifës së pagesës për kujdesjen e vajzës së tij 2-vjeçare, Dream.

Mendohet se e gjithë kjo është planifikuar nga ish-partnerja e tij Blac Chyna që dëshiron të marrë kujdestarinë.

Në një dokument zyrtar, ai konfirmoi se Blac ka më shumë para se ai kështu që mund të kryejë disa pagesa.

Në shtator të vitit 2017, Rob ra dakort që të paguajë 20 mijë dollarë në muaj për nevojat e vajzës.

Ndërkohë, në dokumente thuhet se Rob pretendon që modelja ka përfituar shumë nga dramat e saj në publik.

Thuhet se Chyna përfiton 60 mijë dollarë në muaj, ndër Rob konfirmon se pas ndarjes, të ardhurat i kanë rënë nga 100 mijë dollarë në 10 mijë.

EMISIONET