Veliaj uron rivalin për lindjen e djalit: Të bashkojmë forcat për Tiranën e fëmijëve tanë

Veliaj uron rivalin për lindjen e djalit: Të bashkojmë forcat

Kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe kandidati nën siglën e PS-së, Erion Veliaj në një takim me banorët e njësisë nr 9 uroi kundërshtarin e tij Arben Skënderi, që kandidon nën siglën e “Bindjes Demokratike”, pasi është bërë baba i një djali.

Krahas urimit për Skënderin dhe bashkëshorten e tij, Denada Toçe, Veliaj tregoi edhe të përbashkëtat që kishte me kundërshtarin e tij politik.

Mes tyre Veliaj renditi faktin se si ai dhe Skënderi kishin vendosur që çunat ti rrisnin në Tiranë.

Erion Veliaj: Sot është një ditë me bereqet, jo vetëm prej shiut. Dua të marr një moment dhe të bëjmë atë që dim të bëjmë ne socialistët më mirë, solidaritetin. Dua të uroj mikun dhe rivalin tim, në këtë garë, Arben Skënderin sepse sapo është bërë me djalin e tij të dytë. Nga të gjithë socialistët e Tiranës ne të urojmë ty dhe Denada Toçes një jetë të gjatë dhe i urojmë një rikuperim të shpejtë pas lindjes. Urojmë që pavarësisht rezultatit një i majtë dhe një i djathtë do bashkojnë forcat për Tiranën e fëmijëve tanë. Ajo që na bashkon me Arben Skënderin, pavarësisht se ai është 1 edhe unë 2, pavarësisht se ai është i djathtë edhe unë i majtë, se kemi bindje të ndryshme se si ecën qyteti, pavarësisht se kemi tesera të ndryshme, edhe unë edhe ai kemi vendosur që çunat ti rrisim këtu, kemi vendosur të mos i bëjmë bisht garës se pjesëmarrja politike është më e rëndësishme se mospjesëmarrja.

Më herët në rrjetet sociale, edhe vet Arben Skënderi njoftoi lindjen e djalit të tij të dytë.

“I prekur e i lumtur që sot familja ime u shtua dhe me Sebastien-in e vogël...”,- shkruante Skënderi.

EMISIONET