Veliaj tek Pazari i Ri: Unë Kryebashkiaku, që i vogël shisja fiq

Veliaj tek Pazari i Ri: Unë Kryebashkiaku, që i vogël shisja fiq

Erjon Veliaj u ka kujtuar banorëve te zona e Pazarit të Ri, kohën kur ai ishte i vogël dhe shiste fiq në në treg. Në ndezjen e dritave të pemës së festave, Kryebashkiaku e përdori historinë e tij me fiqtë, oër të theksuar se secili, pavarësisht të kaluarës, mund të arrijë gjithçka nëse punon.

Veliaj: Unë jam rritur tek Pazari i Ri, për shumë prej jush që jeni të lagjes, unë e kam pasur shtëpinë dy plalte më ktej. Për të gjithë ata që kanë shitur tek Pazari i Ri në vitet ’92,’93,’94, e mbajnë mend atë çunin që shiste fiq. Kështu që nëqoftëse njëri që shiste fiq tek Pazari i Ri bëhet kryetar Bashkie, çdo kalam i qytetit tonë mund të bëhet kryetar Bashkie, deputet, President, Presidente. Unë besoj fort që nëse ne rrisim një qytet me dashuri, ne mund ta kemi qytetin e ëndrrave tona.

Veliaj kërkoi që në prag të festave, gjithësecili të solidarizohet me të pamundurit.

Veliaj: Ky është vendi që pompon energjinë, gjakun, ekonominë, tregtinë e Tiranës dhe do të doja shumë që të kishim hapësirë për solidaritet. Unë e di që ky ka qenë një vit më i mirë se vitet e tjera për Tiranën, por prapë nuk është çdo gjë perfekt, prapë ka njerëz nevojtarë, që ndoshta nuk e përballojnë dot gjelin e Vitit të Ri, që kanë nevojë për një vakt, për ndihmë, ka të moshuar që ndoshta i kanë fëmijët në emigracion dhe ndjehen të harruar, ka njerëz me aftësi të kufizuar që kanë nevojë për më shumë përkrahje, më shumë mbështetje në stinën e festave”.

Festa te Pazari i Ri mori nota edhe më të bukura nga prania e fëmijëve, të cilët kaluan një mbrëmje të këndshme.

EMISIONET