Veliaj në Çeki: Bashkëpunim më intensiv mes Tiranës dhe Pragës

Veliaj në Çeki: Bashkëpunim më intensiv mes Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me homologun e tij në Pragë, me të cilin është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy bashkive. Takimi është fokusuar veçanërisht në fushën e sipërmarrjes rinisë dhe kulturës, apo mundësisë për shkëmbimin e përvojave të zbatuara në fushën e politikave mjedisore dhe qyteteve të gjelbra. 

 Tirana dhe Praga do të shtojnë bashkëpunimin veçanërisht start në mbështetjen e start up-eve në fushën e sipërmarrjes, rinisë dhe të kulturës. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë një vizite 2 ditore në Çeki, u prit nga homologu i Pragës, Zdeněk Hřib, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me forcimin e marrëdhënieve dhe ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve.

Veliaj: Kemi shumë studentë, të rinj, të vjetër, edhe një qytet me përmasa sa të Tiranës dhe një histori fantastike. Besoj se një nga gjërat që mund të mësojmë nga bashkëpunimi me Pragën ka të bëjë me kulturën e start up-eve, me fokusin që është vënë te rinia sipërmarrëse, te rinia që prodhon, te rinia që zhvillon ekonomi.

Veliaj gjithashtu shtoi se Praga dhe Tirana kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat e suksesshme që kanë zbatuar edhe në fushën e politikave mjedisore dhe qyteteve të gjelbra. 

Veliaj: Praga, si Tirana, ka një projekt për 1 milion pemë rreth qytetit. Me sa duket ky është trendi i qyteteve, që duan të kufizohen me hapësira të gjelbra, për të diktuar se ku mbaron zhvillimi urban dhe ku fillon pjesa rurale dhe agro-turizmi, që duhet ruajtur. Besoj se për shumë prej këtyre fushave, ku Tirana kandidon për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, kemi shumë për të mësuar nga Praga.

Gjatë qëndrimit në Pragë kryebashkiaku Veliaj ku do të marrë pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

EMISIONET