Në ditën e 7 marsit, kryebashkiaku Erjon Veliaj deklaroi se me ndërtimin e  shkollave të reja në kryeqytet do të marrë fund së shpejti mësimi me dy turne.

Veliaj: “Këtë vit do të shtojmë shkollat e reja në Tiranë. Shkolla “Kosova” hapet në shtator, me kapacitet të trefishuar, si shkollë model e qytetit tonë. Shkolla e muzikës “Servete Maçi”, do të hapet gjithashtu këtë vit. Ndërkohë, sa kemi mbyllur garën e parë për shkollat e reja. Janë shkolla model, do të jenë të hapura 24 orë, si shkolla komunitare. Pesë të parat do t’i fillojmë në pranverë, pesë të tjera në verë dhe pesë në vjeshtë, për ta mbyllur njëherë e mirë çështjen e mësimit me dy turne në Tiranë”.

Ndërkohë Nikolla falenderoi kryebashkiakun për modelin e suksesit që ka dhënë në krye të punëve të qytetit dhe për ndërtimin e shkollave të reja.

Nikolla: “Jam shumë krenare që kam mundësinë të jem sot në krahë të këtyre mësuesve të talentuar dhe t’u uroj të gjithëve ‘Gëzuar 7 Marsin’. Faleminderit Erion dhe lejomë që në emër të të gjithë skuadrës së arsimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të të falenderojmë nga zemra për modelin e suksesit në krye të punëve të qytetit, për sa shumë ke bërë për shkollën, mësuesit, nxënësit, për të ardhmen”.

Deklaratat Veliaj dhe Ministrja e Arsimit i bënë nga Parku i Liqenit, ku bashkë me nxënës dhe mësues mbollën pemë.  Hapësira me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit është pagëzuar me emrin “Shtegu i dijes”.

/Ora News.tv/