Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të Bolonjës

Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” kryebashkiakut të

 Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola. Homologët biseduan për bashkëpunimin  mes qyteteve, por Merola u  ndal dhe në klimën e krijuar në Tiranë.

Virginio Merola: Janë të shumtë italianët që punojnë këtu. Të shumtë janë dhe shqiptarët që jetojnë në qytetin tim. Tirana është një qyett që po rigjenerohet falë punës suaj.  Qytetet e hapura janë qytetet me të ardhme sepse tërheqin njerëz, inteligjencë dhe kështu kontribuojnë në zhvillimin e së ardhmes. Ne nuk duam të bëjmë një binjakëzim të zakonshëm, por projekte konkrete. Ndaj nga sot lind një bashkëpunim i ri”

Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij “Çelësin e Qytetit”. Më pas, ata zhvilluan një vizitë në Sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike mbollën disa pemë.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarët, të cilët në përfundim të studimeve rikthehen për të vendosur dijet e marra në shërbim të zhvillimit të qytetit.

Erion Veliaj: “Bolonja është një qytet që mikpret shumë studentë shqiptarë, të cilët e kanë kthyer atë qytet në shtëpinë e tyre. Shumë ish-studentë të Bolonjës sot punojnë në Bashkinë e Tiranës. Më vjen mirë që bashkë m shkëmbimet që patëm sot, patëm edhe kënaqësinë e veçantë të shikojmë se si një investim që Bolonja bën tek studentët, i rikthehet qytetarit të Tiranës në formën e administratorëve të mirë, që na vijnë nga Bolonja në Tiranë”.

 Dy homologët diskutuan edhe për drejtimin e të rinjve në tregun e punës. Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit


EMISIONET