Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) do të përpilojë një ofertë për të pritur finalen e Europa League në "Estadio Ramon Sanchez Pizjuan" në Sevilla për nder të Jose Antonio Reyes.

"Për Sevillën, Reyes është një legjendë. Ne i falënderojmë të gjithë për të shprehur simpatitë e tyre me ne pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme."-tha presidenti i klubit Andaluzian, Pepe Castro.

"Ai ishte një talent i pastër dhe krijues", tha ish-trajneri i Seviljes, Joaquin Caparros.

"Dua të njoftoj se do të përpiqemi të presim finalen e Europa League 2021. Ata e meritojnë atë: kemi krijuar një kandidaturë të përbashkët të quajtur 'Reyes de Europa' (Kings of Europe), në mënyrë që Reyes dhe Sevilja të kenë finalen e tyre".-përfundoi Caparros.

Europa League ishte "habitati" i preferuar nga Reyes, të cilën e fitoi 5 herë.  Reyes vdiq në një aksident me makinë më 1 qershor.

/Ora News.tv/