Një nga njerëzit më besnik të Toto Riinës ka vdekur në spitalin e Parmës në Itali.

Stefano Ganci ka vdekur në ditët e fundit të 2017-ës pas disa ditësh qëndrimi në spital për shkak të një krize kardiake e ardhur si komplikim i një patologjie të rëndë nga e cila Ganci vuante prej kohësh.

Trupi do të largohet nga qyteti i Emilias për në Sicili në ditët e ardhshme. 

Stefano Ganci ishte pjesë e grupit që vrau gjykatësin Borsellino. Ganci ishte një superkiller i Cosa Nostras dhe ishte duke vuajtur dënimin me burg përjetë për pjesëmarrje në disa vrasje, duke përfshirë atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe nënkyrtarin Ninni Cassarà.

Prokurori i Parmës ka vendosur si praktikë të kërkojë autopsinë. Ashtu si për Toto Riinin edhe për Stefano Ganci funerali do të jetë privat. 

/Ora News.tv/