Vdes pronari grek, çifti shqiptar i merr pasurinë me vlerë 150 mijë euro

Vdes pronari grek, çifti shqiptar i merr pasurinë me vlerë 150

Një çift shqiptarësh të moshës rreth 50 vjeç ndodhen në Gjykatën e Apelit në Larisa të Greqisë, pasi mbesa e ish-pronarit të tyre 75-vjeçar, i ka denoncuar për vjedhjen e bizhuterive dhe pikturave me vlerë 150 mijë euro.

Mediat greke thonë se çështja  trajtohet prej disa vitesh në gjykatat greke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Volos, aty ku çifti punoi për disa kohë në vilën e shtetasit grek.

Pas vdekjes së tij u denoncua edhe humbja e orendive të arit dhe disa pikturave.

Rasti do të diskutohet të hënën pas shtyrjes së dy seanca, ndërsa çifti shqiptar përballet me akuzën për vjedhje.

EMISIONET