Modelja e njohur, Christine Keeler ka ndërruar jetë në moshën 75 vjecare pasi humbi luftën me një sëmundje të gjatë.

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve pas romancës sekrete me ministrin e kabinetit John Profumo në vitin 1961, pikërisht në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Keeler u diagnostikua me sëmundjen e mushkërive dhe qëndroi për disa muaj në spital ku humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Hampshire. 

Djali i saj Seymour Pratt konfirmoi se cështja Profumo ka patur ndikim të madh në jetën e nënës së tij.

/Ora News.tv/