Vdes 98-vjeçari që u sulmua nga hajdutët për televizorin 10 dollarësh

Një hero i Luftës së Dytë Botërore ka ndërruar jetë në spital, ku përfundoi për shkak të hajdutëve që i vodhën televizorin 10 dollarësh.

Veterani Peter Gouldstone, 98 vjeç u sulmua teksa po flinte gjumë në shtëpinë e tij në Londër. Familja e pensionistit e bëri rastin publik duke publikuar fotografinë e të moshuarit të shtrirë pa ndjenja në spital.

98-vjeçari u gjet pa ndjenja nga i biri që vuri rrëmujën në shtëpi me sirtarë të hapur dhe rroba në tokë. E gjitha ishte shkaktuar nga hajdutët që ishin në kërkim të gjërave me vlerë dhe parave, por ia dolën të merrnin vetëm në televizor të lirë. Sulmi që ndodhi në shtëpinë e tij në Arnos Grove, e ka la me sy të nxirë e me shenja të tjera në fytyrë.

E përditshmja “TheSun” hapi një faqe fondesh për të mbledhur 5 mijë dollarë për të.

EMISIONET