Vdes 60-vjeçari në Tiranë, u rrëzua nga një objekt në rikonstruksion

Vdes 60-vjeçari në Tiranë, u  rrëzua nga një objekt

Një 60 vjeçar ka gjetur vdekjen në kryqytet pasi ka rënë nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në zonën e Saukut.

Shtetasi F. Z., 60 vjeç është rrëzuar nga një objekt në rikonstruktim në rrethana ende të paqarta.

Ai  është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë rrugës.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Por Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në një reagim të saj thotë se viktima, punëtor ndërtimi,  ka rënë nga skela ku punonte.

"Ka qenë duke punuar në rikonstuksionin e një shkolle private kur ka rënë nga skela, teksa përpjekja e kolegëve për ta çuar në spital ka rezultuar e kotë.Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës dhe i kërkon policisë dhe prokurorisë të zbardhë urgjentisht rrethanat e plota të ngjarjes. Ky incident me pasojë vdekjen e punëtorit ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të kushteve të sigurisë teknike në punë. 

Ky është një skandal. Jetë punëtorësh shqiptarët po ikin pasi pronarët nuk marrin masat minimale të kushteve të sigurisë teknike në punë. KSSH i kërkon Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe organeve të tjera të rendit ti shkojnë deri në fund këtij hetimi" thuhet në deklaratën për mediat.

EMISIONET