Një familje nga Skenderaj e Kosovës, i dha dje lamtumirën e fundit vajzës së tyre 15 vjeçare.

Brikena Mehmeti ndërroi jetë në një spital në Itali, ku edhe jetonte me familjen, si pasojë e rënies nga një lartësi prej 4 metrave ndërsa ishte zgjuar jerm nga gjumi (gjendje e pavetëdijshme).

Adoleshentja jetonte në Loria në provincën e Trevisos, ndërsa kishte përfunduar në spital që nga data 15 dhjetor pas rënies nga kati i dytë.

Brikena u rrëzua për shkak të një forme të rëndë dhe të rrallë të përgjumjes, duke ngatërruar derën e banjës me një dritare e duke përfunduar në tokë.

Vajza vdiq në spitalin e Castelfranco Veneto.

Pavarësisht se ju nënshtrua një kujdesi intensiv nga mjekët, gjendja e saj u përkeqësua papritur disa ditë më vonë. 

Lëndimet e pësuara ishin shumë serioze, sioas mediave italiane.

Babai i saj në Skënderja ku u kryen nderimet e fundit, akuzoi mjekët për pakujdesi. 



/Ora News.tv/