Një zyrtar i lartë i SHBA ka zhvilluar bisedime me princin e kurorës së Arabisë Saudite në Riad, pavarësisht shqetësimit në rritje lidhur me rolin e Saudisë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Sekretari i Thesarit i SHBA, Stiven Mnukin, u takua me Mohammed bin Salman të hënën.

Zyrtarët turq thonë se Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll pas një vizite më 2 tetor.

Rijadi ka dhënë llogari kundërthënëse për fatin e zotit Khashoggi. Tani fajëson një "operacion mashtrues" për "vrasjen".

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të zbulojë të " vërtetën lakuriq" të çështjes në parlament të martën.

Zyrtarët sauditë fillimisht thanë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata në të njëjtën ditë kur e vizitoi atë.

Të premten e kaluar ata pranuan për herë të parë se ai ishte i vdekur, por tha se ai ishte vrarë në një "zënkë me grushta".

Të hënën, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi ishte vrarë, por tha se udhëheqja saudite nuk kishte qenë në dijeni të "operacionit mashtrues".

"Ne jemi të vendosur të zbulojmë të gjitha faktet dhe ne jemi të vendosur të ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për këtë vrasje", tha për Fox News Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir.

/Ora News.tv/