Fitorja 2-1 ndaj Hertha Berlin nuk është festuar ashtu siç duhet te Stuttgart, e cila është në gjendje zie pas ndarjes nga jeta të babait të kapitenit të tyre, Herbert Gentner.

Herbert, babai i Christian Gentner, kapiten i Stuttgart humbi jetën pak minuta pas përfundimit të takimit. Besohet se shkak i vdekjes së tij ka qënë festa e shfrenuar në shkallët e stadiumit, çka solli dhe rrëzimin e tij nga tribunat.

"Ne jemi në zi bashkë me lojtarin tonë të dikurshëm, Christian Gentner, I dashur Christian ne ju urojmë shumë forcë në këto orë të vështira dhe mendimet tona janë me ju."-shkruan në faqen e saj zyrtare në internet, ish-klubi i Christian, Wolfsburg.

Një situatë që ka sjellë konfuzion te 33 vjeçari, i cili mund të mendojë tërheqjen nga futbolli i luajtur.

/Ora News.tv/