Vatikani bëri të ditur dje se po shqyrton mundësinë e mbajtjes së konklavit për zgjedhjen e Papës më herët nga sa ishte planifikuar. Sipas rregullave të tanishme kardinalët që zgjedhin papën takohen më 15 mars, 15 ditë pasi Papa Benedikti largohet nga posti. Por një zëdhënës i Vatikanit tha se meqë kardinalët e dinë datën e saktë të dorëheqjes të Papës, ata mund të planifikojnë të mblidhen në Romë më parë. Autoritet e Kishës thonë se duhet të kenë një papë të ri për javën e shenjtë të Palmës që fillon më 24 mars dhe përfundon me pashkët, më 31 mars.

/Ora News.tv/