Vathi: Për herë të parë, hotelet zihen 1 vit më herët. Drafti për turizmin problematik

Vathi: Për herë të parë, hotelet zihen 1 vit më

Përfaqësuesi i shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se për herë të parë në historinë e turizmit shqiptar ndodh që hotelet kontraktohet një vit më herët, ndërsa shtoi se është sezoni që po udhëheqë autoritetet dhe jo autoritetet që udhëheqin sezonin turistik.

Vathi: Ky sezon ndoshta nga çdo sezon tjetër, është viti i parë në historinë e turizmit shqiptar që hotelet e plazhit janë të para blera që vitin e kaluar. Kryesisht në Durrës, Shëngjin dhe Sarandë janë parablerë me kontrata. Charter-at kanë nisur fluturimet që më 1 maj e do të vazhdojnë deri në shtator. Organizatorët, bashkitë, qeverinë e kanë lënë shumë mbrapa. Sezoni po na udhëheq, jo marrja e masave.

A ka probleme? Janë nga më të ndryshmet. Nëse i konsiderojmë afatgjatë, janë me dhjetëra. Që në titull, drafti ka probleme. Së pari duhet të kemi turizëm, pastaj duhet të jetë i qëndrueshëm. Strategjia vuan nga zgjidhjet konkrete. Nuk e ka përmendur fare problemin numër një; aeroportit.

EMISIONET