Vasili tregon raportin e OSBE për blerjen e votave: Çdo personazh vendas ose i huaj të mbyllë gojën

Vasili tregon raportin e OSBE për blerjen e votave: Çdo personazh

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili duke publikuar pjesë të raportit të OSBE-së, thotë se shitja-blerja e votës në zgjedhjet e vitit 2017, u denoncuar nga dy partitë që sot janë në opozitë, ndërsa Partia Socialiste heshti.

Postimi i plotë i Vasilit:

LSI dhe PD demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017,vetëm PS kishte zero pretendim!!

Kryeministri i prodhuar me votat e krimineleve ne 2017 nuk pati asnjë pretendim per zgjedhjet dhe shitblerjen e votes sepse ishte frymëzuesi dhe përfituesi i vetëm i saj.

Meqenëse ky i inkriminuar gjer ne fyt, ka dale dhe llap lart e poshte per zgjedhjet e 2017,po i kujtoj atij dhe te gjithëve si ai, produkte po njëlloj te parave kriminale, se cfare thote OSBE-ODIHR ne Raportin Final për zgjedhjet politike qershor 2017.

Pas kësaj ftoj çdo personazh vendas apo te huaj te mbylle gojen dhe te mos lodhen me tej me alibinë e zgjedhjeve te shkaterruara te 2017, ku LSI dhe PD u rane kembanave te alarmit per kriminalizimin dhe shitblerjen e votes dhe ku vetem e vetem PS ishte e “lumtur” me ato fare zgjedhjesh.

Lexoni ç’thote raporti i OSBE -ODIHR:

“Gjatë fushatës, pati aludime të përhapura gjerësisht për blerje të votës.

Pas ditës së zgjedhjeve, si PD-ja edhe LSI-ja i përsëritën pretendimet e tyre pranë MVZ-së së OSBE/ODIHR-it se kishte ndodhur një operacion masiv, i përhapur gjerësisht, për blerjen e votës.

Të dyja këto parti treguan disa raste konkrete, por në mungesë të provave të mjaftueshme konkluduese, nuk paraqitën ndonjë ankim ligjor kundër rezultateve. Megjithatë, ato iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkalla e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës.

Nevojiten përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate për ndërgjegjësimin qytetar ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim forcimin e besimit te procesi zgjedhor. Partitë politike mund të ndërmarrin një angazhim konkret dhe të mirëfilltë për të luftuar praktikat e blerjes së votës. Gjithashtu, një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje financiare nga individë me të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.”

EMISIONET