Vasili tall Ramën e Cakajn: Bedeli kryeministër lexon raportin e DASH me bedelin Cakaj

Vasili tall Ramën e Cakajn: Bedeli kryeministër lexon raportin e DASH

Pas daljes për media ditën e djeshme të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se Cakaj i përpoq ta shiste si raport kalimtar raportin e DASH që nënvizonte shumë qartë Shqipërinë si një vend burim i kanabisit dhe tranzit i heroinës dhe kokainës.

Në daljen për medie Vasili e ka cilësuar Cakajn si bedel të një kryeministri bedel që ishte nxjerrë aty për të lexuar raportin e DASH, ku të dy edhe pse raporti është fshikullues, e lexojnë dhe përfytyrojnë suksese imagjinare.

Postimi i plotë:

Edi Rama bedel kryeminister lexon Raportin e

DASH- it me bedelin Cakaj!!!

Edi Rama tashme bedel kryeminister ka vene te lexoje raportin asgjesues te DASH-it me ane te bedelit Cakaj dhe te dy bedelet bashke lexojne e perfytyrojne suksese imagjinare ?!

Ngjajne te dy bedelet me nje te marrë,qe thoshte me bindje jam Napolon Bonaparti.

Cakaj me nje kurajo te trashe,e lexon raportin shterues te DASH -it aq te qarte ne mendime dhe ne anglishten e tij, me te njejten "qartesi" psiqike sikurse edhe "shqipja" e vete Cakajt.

Per te ndihmuar dy bedelët po ju kujtojme edhe njehere,por kete here me qartesi mendimi dhe me nje shqipe qe nuk çalon se ne te vertete në raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit thuhet pa asnje ekuivok dhe prere se:

1.Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

2. Korrupsioni zyrtar, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

3.Shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

4.Për Pastrimin e parave, gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

5.Ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

6.Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

7.Shqipëria,shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

EMISIONET